Ditëlindja mes sheikëve, modelja shqiptare “llastohet” me super festën në Dubai (FOTO LAJM)

Vizitat e shpeshta të modeles shqiptare, Arta Nitja në Dubai kanë ngritur shpesh herë dyshime në media për punën e modeles dhe herë pas here është aluduar se ajo punon si shoqëruese e meshkujve të pasur në një klub nate në vendin arab, por modelja e mohoi kategorikisht.

Së fundmi ajo ka mbërritur sërish në Dubai, por këtë herë me një arsye të fortë, për të festuar ditëlindjen e 25-të.

Ajo ka postuar disa pamje në rrjetin social “Instagram”, ku ishte duke u argëtuar në një klub nate në Dubai, në shoqërinë e mikeshës së saj.

E veshur në një fustan elegant me ngjyrë rozë, në të cilin ekspozoi linjat e përkryera, Arta dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet joshëse.

“25 asnjëherë nuk është dukur kaq mirë”, ka shkruar Arta.


Shtuar 11.10.2021 11:31