Lufta/ Zelensky: Është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë

Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti ukrainas, Zelensky tha se është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë lufta.

“Sigurisht që kam dëgjuar edhe parashikime të ndryshme. Kam më shumë informacione se disa media për qëllimet dhe aftësitë e ushtrisë ruse, rreth potencialit të ekonomisë ruse. Për gjendjen emocionale të shoqërisë në Rusi,” shprehet Zelensky.

Sipas Zelenskyt dy faktorë do të përcaktojnë kohëzgjatjen e konfliktit.

“Suksesi i ushtrisë sonë në fushën e betejës është vërtet domethënës. Por ende jo aq sa për të larguar pushtuesit. Ne do t’i mundim,” tha ai.

“Sanksionet kundër Rusisë janë shumë domethënëse. Ekonomikisht të dhimbshme. Por ende nuk mjaftojnë që makina ushtarake ruse të mbetet pa mjetet e mbijetesës,” përfundoi ai./albeu.com

Shtuar 16.04.2022 14:58