Lufta në Ukrainë, Putin: Forcat ruse po veprojnë me guxim dhe efikasitet, ky është objektivi kryesor

 Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se forcat e tij që kryejnë fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë kanë vepruar me guxim, me efikasitet dhe kanë përdorur armët më moderne, raporton agjencia e lajmeve Tass.

Ai tha se Rusia “nuk kishte zgjidhje tjetër” përveçse të fillonte një operacion ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur Rusinë dhe forcat e tij do të arrijnë objektivin e tyre, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Të lidhura

None found

“Kjo është mënyra se si do të jetë. Nuk ka dyshim për këtë. Objektivat janë absolutisht të qarta, ato janë fisnike,” tha Putin në fjalën e mbajtur në portin kozmik Vostochny në një ceremoni të lidhur me Ditën e Kozmonautikës së Rusisë.

“Objektivi kryesor është të ndihmojmë njerëzit në Donbas,” tha ai duke iu referuar një zone në Ukrainën lindore..