“Lufta” mes bandave shqiptare në Athinë, policia kërkon “kokat” që komandojnë grupet

Policia greke është ngritur në këmbë pas masakrës së shkaktuar nga bandat shqiptare në rrugët e Athinës mbrëmjen e së shtunës dhë është vënë në kërkim të “kokave të mëdha” që komandojnë bandat shqiptare të drogës.

Protothema raporton se këto banda kanë pushtuar Athinën dhe kanë hapur një cikël të përgjakshëm për shkak të trafikut të drogës.

Analistët e sigurisë greke i cilësojnë shqiptarët e vrarë si anëtarë të një organizate kriminale, të cilët edhe pse ishin “goditur” shumë herë, ecnin të lirë në qytet. Për policinë tashmë është e qartë ajo që ka ndodhur në Kato Patisia . Dy të vdekurit shkuan në rrugën Kourtidou për të “biseduar”. 46 – vjeçari, besonte se 48-vjeçari i armatosur e kishte tradhtuar e se njër prej tyre duhet të fshihej nga ‘harta’.

Dhe më në fund të dy u vranë dhe një i tretë pagoi me jetë për pastrimin “brenda bandës”. Nga nëntë personat që morën pjesë në gjakderdhjen në qendër të Athinës, tre janë “larguar” dhe gjashtë të tjerët janë arrestuar dhe po hetohet përmasat e përfshirjes së tyre.