LSDM: VMRO e shtrenjtoi energjinë në kohën kur nuk kishte krizë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thonë se “VMRO-DPMNE e ka shtrenjtuar rrymën për 100%, madje edhe kur nuk kishte krizë energjetike”.

“Gjatë kohës së qeverisjes së VMRO-DPMNE-së çmimi i rrymës për amvisëri u rrit për 100 për qind, ndërsa një pjesë të kësaj periudhe Hristijan Mickoski ka qenë këshilltar për energjetikë i Nikolla Gruevskit pastaj drejtor i EMV-së. Pa pasur çfarëdo krizë globale energjetike, VMRO-DPMNE e ka hequr tarifën e lirë ditore, pastaj si opozitë ka kundërshtuar rikthimin e saj”, theksojnë nga LSDM.

Ata shtojnë se qeveria e tyre përballet me krizën energjetike, duke ndërmarrë masat e nevojshme.

“Me kohë janë aktivizuar të gjitha kapacitetet e disponueshme për prodhimin e rrymës nga burime vendore me qëllim të ulet varshmëria e importit të rrymës së shtrenjtë që drejtpërdrejtë ndikon mbi çmimin e rrymës”, thonë nga LSDM.


Shtuar 4.01.2022 11:52