Lotito ngjit klubin legjendar italian në Serie A pas 22 vitesh, por tani duhet ta shesë (FOTO LAJM)

Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së fundit të kampionatit të rregullt të Serie B dhe pas Empolit, skuadra tjetër që është ngjitur në Serie A direkt dhe që sezonin tjetër do të luajë në elitë është Salernitana.

Por, duke iu kthyer Salernitana, emër i madh por që mungonte në Serie A prej 22 vitesh. Suksesi i sotëm ndaj Pescara (3-0) i dha matematikisht elitën.

10 vite më parë, ekipi i Salernitana e nisi nga Serie D, pra gati amatorët, pasi Lotito dhe Mezzaroma e blenë dhe kështu që aty nisi projekti i ri i rritjes.

Por, tani që ngjitja u krye, Claudio Lotito nuk mund të jetë më bashkëpronar, duke qenë se ka konflikt interesi me Lazio.

Normat nuk e lejojnë ndaj edhe ka 30 ditë kohë për të shitur klubin (në duart e të birit dhe kunatit) që nga momenti që mbaron sezoni me playoff.


Shtuar 10.05.2021 17:16