Lorela dhe tutori “shisnin” të miturat në internet, dalin fotot gjysmë nudo

Detaje të reja dalin në dritë për aktivitetin e unazës së tutorëve në Greqi, ku rol kyç ka luajtur një 31 -vjeçare shqiptare e quajtur “Lorela”, e cila u prezantua si estetiste dhe kështu i afrohej dhe rekrutonte vajza të mitura.

Përveç tutorit 31-vjeçar, mes të arrestuarve është edhe një 34-vjeçar i cili kishte marrë përsipër t’i vinte vajzat në kontakt me klientë “të shtrenjtë” duke u ofruar atyre shuma të mëdha parash për çdo takim seksual.

Ai kishte edhe rolin e fotografit , pasi kishte realizuar poza gjysmë nudo të një 17-vjeçareje dhe një 15-vjeçareje dhe i kishte ngarkuar në faqet e njohura “rozë”, për të reklamuar shërbimet e paligjshme.

Sipas informacioneve, përmes platformave online janë rezervuar të paktën 10 takime romantike me vajzat nga të cilat tutorët mbanin një përqindje të tarifave të tyre.

Protothema.gr ka publikuar reklamat rozë me të cilat 34-vjeçari mbylli takimet me klientët, si dhe bisedat me të interesuarit që në prillin e kaluar.

Në to, 34-vjeçari N.S. ka publikuar numrin e të miturës duke premtuar një eksperiencë dashurie të paharrueshme… Më pas ai u përgjigjet klientëve të mundshëm se vajza ka marrë disa telefonata dhe në mënyrë cinike premton se “të gjithë do të shërbehen”!

Fotoja u ngarkua gjithashtu në një faqe të dytë “takimesh” muajin e kaluar. Në foto-dokumentet e paraqitura nga protothema.gr nga reklama duket i njëjti numër celulari dhe foto gjysmë të zhveshura të dy vajzave.

Fotot shoqërohen me mbishkrimin “duet me një mik, vetëm Viber”, ndërsa e mitura shfaqet me pseudonimin V….

Sipas informacioneve, të paktën 10 takime romantike janë rezervuar me vajzat përmes platformave online, nga të cilat tutorët mbanin përqindje të tarifave të tyre.

Një nga klientët ishte edhe 55-vjeçari i arrestuar nga Nice, i cili verën e kaluar dyshohet se ka lënë takim me dy të miturat për një tarifë prej 100 euro.


Shtuar 17.01.2024 14:11