Nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, deputeti Agron Shehaj u shpreh se protestuesit e dhunuar po manifestojnë kundërshtinë e tyre.
Sipas tij, 6 protestues janë shoqëruar, ku dy ndodhen te Komisariati nr. 1, dy te Komisariati nr. 2 dhe dy te Komisariati nr. 4.
Të lidhura
None found
Shehaj deklaroi se do të shkojnë për t’i takuar, pasi, siç tha ai, ata janë dhunuar para kamerave dhe ekziston mundësia që të jenë dhunuar edhe atje.
Ai shtoi se do të vizitojnë secilin komisariat për të parë nga afër mënyrën se si janë trajtuar të shoqëruarit.
