Shpërthimi në Monako dhe pista e sulmit ndaj Vadim Ermolaev, oligarkut ukrainas të lidhur me akuza për pastrim parash dhe ndryshim shtetësie

Mbrëmjen e së hënës, Principata e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë që la tre persona të plagosur, ndërsa autoritetet nisën hetimet duke e trajtuar ngjarjen si një sulm të mundshëm terrorist.

Mediat franceze raportojnë se në qendër të dyshimeve si objektiv i mundshëm i sulmit ishte biznesmeni ukrainas Vadim Ermolaev, së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij.

Të lidhura

None found

Bomba shpërtheu jashtë hyrjes së një prone luksoze në Monako, ndërsa shënjestra e saj, sipas të gjitha gjasave, ishte pikërisht Vadim Ermolaev, oligarku i lindur në Ukrainë, i cili mbeti i plagosur rëndë.

I lindur në Dnipro, Vadim Ermolaev hoqi dorë nga shtetësia ukrainase në vitin 2019 për t’u pajisur me pasaportë qipriote. Ai është baba i katër fëmijëve dhe njëri prej tyre, një 13-vjeçar, ndodhej me të në momentin e sulmit, duke mbetur gjithashtu i plagosur, por më lehtë.

Një pjesë të madhe të pasurisë së tij Ermolaev e ndërtoi përmes prodhimit të alkoolit. Para nisjes së luftës në Ukrainë, “Forbes” e vlerësoi pasurinë e tij neto në 220 milionë dollarë, duke e renditur në vendin e 23-të në listën e 100 personave më të pasur në Ukrainë.

Ermolaev drejton kompaninë agro-ushqimore “Alef” dhe është po ashtu bashkëpronar i kompanisë financiare estoneze “Versobank”, e cila në vitin 2018 u pezullua nga Banka Qendrore Evropiane për “shkelje sistematike të rregullave kundër pastrimit të parave”.

Kur vendosi të heqë dorë nga shtetësia ukrainase për të marrë atë qipriote, ai u shpreh: “Dua të përfitoj nga mbrojtja ndërkombëtare. Sistemi gjyqësor ukrainas, për ta thënë butë, është larg të qenit i përsosur dhe administrata tatimore është e anshme”. Pavarësisht kësaj, ai vijoi aktivitetin e tij në Ukrainë dhe në vitin 2021, përmes kompanisë “Alef”, rifilloi ndërtimin e një kompleksi pasurish të patundshme në Dnipro. Në të njëjtin vit, ai inauguroi termocentralin më të madh të biomasës në vend.

Në vitin 2025, ai shkroi në Instagram: “Nuk duhet të kënaqemi me kthimin e Dnipro-s siç ishte më parë. Pas kësaj lufte, Ukraina është ndryshe dhe Dnipro duhet të bëhet simbol i qëndrueshmërisë, zhvillimit teknologjik dhe një qasjeje të re ndaj planifikimit urban”.

Nga viti 2023, Këshilli i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare i Ukrainës e ka vendosur nën sanksione 10-vjeçare për bashkëpunim me Rusinë. Miliarderi përballet me akuza se ka vijuar aktivitetet e tregtisë së alkoolit në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Ermolaev njihet si frekuentues i rregullt i kazinove dhe lëviz me makinën e tij Bentley. Ai ka në pronësi një jaht të madh, si edhe një vilë pranë Saint-Jean-Cap-Ferrat. Sipas inteligjencës ukrainase, ai bën pjesë në “batalionin e Monakos”, një grup miliarderësh që u zhvendosën në principatë pas shpërthimit të luftës.


Shtuar 30.06.2026 13:09

casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet giriş