Macron rikthehet me syzet blu tip “Top Gun”, stafi sqaron: bëhet fjalë për të njëjtin shqetësim

Presidenti francez Emmanuel Macron u shfaq edhe një herë me syze aviatori, të ngjashme me ato të personazhit kryesor në filmin “Top Gun”, ndërsa priti në oborrin e Pallatit Élysée Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tarik.

Këto syze Macron i mbajti publikisht për herë të parë gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, në janar të këtij viti, duke shkaktuar reagime dhe komente të shumta në mbarë botën. Në atë kohë, sqarimi zyrtar ishte se ai kishte probleme “me njërin sy”. Sipas burimeve nga rrethi i tij i afërt, edhe kësaj here arsyeja mbetet e njëjtë.

Të lidhura

None found

Pati spekulime se përdorimi i syzeve lidhej me diellin e fortë të qershorit, në kulmin e kësaj vale të nxehti ekstrem që solli temperatura rekord. Megjithatë, stafi i kreut të shtetit francez theksoi sërish se bëhet fjalë për të njëjtin problem në sy si në janar, pa dhënë hollësi të tjera.

Njësoj si në Davos, Macron nuk i hoqi syzet as pasi hyri në ambientet e brendshme të Pallatit Élysée, ku mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me sulltanin. Më pas, ai i mbajti ato edhe në hotelin ku u zhvillua Forumi Ekonomik Francë-Oman.

Gjatë Forumit të Davosit, fotografitë e Macron me syzet blu qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale, jo vetëm për pamjen e tij, por edhe për mënyrën si shqiptonte shprehjen angleze “for sure”, sigurisht, të cilën e përsëriti disa herë në fjalimin e tij, në një periudhë kur marrëdhëniet me Donald Trump ndodheshin në pikën më të tensionuar.

Më vonë, në përhapjen e famës së këtyre syzeve ndikoi edhe Trump, i cili e ironizoi presidentin francez duke thënë se ai po përpiqej të bënte “të fortin” përballë tij, ndërsa ekspozonte ato që shefi i Shtëpisë së Bardhë i quajti me shpoti “syzet e tij të bukura të diellit”.


Shtuar 30.06.2026 14:21

casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibom