Lihet në burg 31-vjeçarja shqiptare e akuzuar për prostitucion, u afrohej vajzave të mitura dhe u premtonte shpërblime të mëdha nëse…

Autoritetet në Greqi kanë lënë në burg dy nga tre të akuzuarit për rrjetin e tutorëve me të mitura.

Në burg u la shqiptarja Lorela Kapaj , 31-vjeçare dhe një 34-vjeçar, ndërsa detyrim paraqitje u vendos për një 55-vjeçar që akuzohet për veprën penalë marrëdhënie seksuale më të mitur.

Sipas raportimeve, tre të pandehurit i kanë mohuar akuzat gjatë dëshmive të tyre.

“Lorela” ka pretenduar se nuk i ka shtyrë vajzat në prostitucion dhe se e kishte këshilluar 17-vjeçaren shqiptare që të bënte pikërisht të kundërtën kur e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte.

Ajo po ashtu ka pohuar se nuk ka njohur askënd nga të akuzuarit.

Ndërkohë dy të pandehurit meshkuj, kanë deklaruar se ata nuk e dinin që vajzat ishin të mitura, pasi i ishin dukur si 20-vjeçare.

Si “Lorela” pozonte si shoqe dhe joshte të miturat për prostitucion

Me pseudonimin ‘Lorela’, 31-vjeçarja e arrestuar për pjesëmarrje në rrjetin e tutorëve të mitur u afrohej vajzave dhe u premtonte shpërblime të mëdha nëse do të bënin seks me burra të pasur.

Viktima kryesore e saj ishte një vajzë 15-vjeçare, së cilës dyshohet se i është afruar miqësisht në vitin 2022. “Lorela” kishte qëllimin kryesor ta shtynte në prostitucion me joshjen e parave.

Personi i dytë nga grupi që i është caktuar masa e paraburgimit është një 34-vjeçar i cili ka qenë shok i Lorelës. 34-vjeçari grek, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë, duke i propozuar që të lehtësojë gjetjen e klientëve të pasur “për takime seksuale me pagesë”. Ai i fotografoi me të brendshme, duke postuar fotot në një faqe interneti në internet, përmes së cilës u rezervuan të paktën 10 takime romantike, të cilat u kryen në hotele në qendër të Athinës.

Lorela nga Shqipëria, nënë e një djali dhe Elena 25-vjeçare “peshkonin” vajzat nëpër klube, duke i gënjyer me jetën luksoze që bënin vetë: Makina të shtrenjta, veshje firmato dhe pushime në jahte luksoze dhe hotele. Lorela solli në banesën e saj, në Colonos, të miturat, të cilat i “rekrutoi”, megjithatë si në pallatin ku banonte, ashtu edhe në lagjen shfaqej si estetiste, për të justifikuar praninë e shpeshtë të vajzave në shtëpinë e saj.


Shtuar 16.01.2024 19:37