Lejet e reja, çfarë duhet të dinë përdoruesit e makinave nga 15 janari?

Nga 15 janari ata që kanë makinat e tyre duhet të dinë disa gjëra mbi lejet e reja të qarkullimit që do të përdoren nga kjo datë.

Këto të fundit ka patur disa ndryshime, edhe në targën e makinave por edhe të rregullave të patentës.

Ndryshimet i ka lajmëruar drejtori i përgjithshëm i transportit rrugor:

“Nga 15 janari, ne dalim me lejen e re të qarkullimit të mjeteve, e cila eliminon certifikatën e mjetit. Tashmë do të kemi vetëm lejen e re të mjetit, e cila do të jetë më e mirë në cilësi se dhjetëra shtete të Bashkimit Europian. Leja do të jetë më e vogël dhe e pashkatërrueshme, nuk prishet nga lagia, nga zhubravitja. Edhe nga pikëpamja e sigurisë është e pafalsifikuar. Kjo leje do të kushtojë edhe 40% më pak, nuk do të skadojë më, nuk do të ketë më vulat e kolaudimit që na mbushnin vendin dhe ne bënim një leje të re. Nuk do të kemi nevojë të kemi më as leje ndërkombëtare me vendet e BE-së. Dalim në një dokument më të sigurt dhe më të lirë”,- tha Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor për “A2”

Gjithsesi kjo nuk do të jetë me detyrim:

“Nuk është me detyrim. Kjo do të thotë se kush ka një gjë për të bërë, i humbin letrat, ndërron targat, ndërron pronësinë apo ka një shërbim që kërkon ndërrimin e lejes, atëherë do të marrë lejen e re. Në rast se ai do me dëshirë të vijë të marrë lejen e re, atëherë bujrum, por nuk ka detyrim”, tha ai./albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 09:41