“Land Roveri” përplaset me makinën e efektivit të policisë në Gramsh

Dita e premte ka nisur me aksidente. Edhe në Gramsh një aksident ka prishur qetësinë në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit, në vendin e quajtur “Ish parku” rreth orës 23.30 të së enjtes.

Një automjet tip Land Rover TD5 fuoristradë është përplasur me një fuoristradë tip Mitsubishi, i cili dyshohet se i përket një efektivi të Komisariatit të Policisë së Gramshit.

Nga përplasja e fortë është plagosur rëndë një 27-vjeçar nga Skrapari, i cili mendohet të jetë drejtuesi i mjetit tip Land Rover.

27-vjeçari me inicialet E.I, pas ndihmës së parë, marrë në urgjencën e Spitalit Gramsh, është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore është tepër e rëndë. Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ku po hetojnë shkaqet e aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 9.04.2021 11:29