Kosova me masa të reja anti-Covid, qytetarët dynden drejt Shqipërisë

Ashpërsimi i masave kufizuese anti Covid në Kosovë ka bërë që qytetarët të kthejnë kokën nga Shqipëria për të kaluar fundjavën.

Pas masave të reja të vendosura nga qeveria Kurti, radhë të gjata automjetesh janë krijuar në Morinë.

Një ndër shkaqet kryesore për krijimin e radhëve të gjata në kufi duket se është bërë fakti i orës policore në Kosovë, ku përfshihet dhe mbyllja totale të gastronomisë, përveç me Take Away si dhe orën policore.

Kështu, kosovarët kanë zgjedhur që ditët e fundjavës t’i kalojnë në Shqipëri, pasi që sot në Kosovë edhe ashtu në sektorin publik është ditë pushimi.

Pritjet, në këtë pikë kufitare shkojnë deri në gjysmë ore.


Shtuar 9.04.2021 11:33

Tags: ,