Ndihmë 4 të huajve për të kaluar kufirin, arrestohet i riu në Shkodër

Policia ka arrestuar një 24-vjeçar pasi tentoi që t’i jepte ndihmë 4 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Në kuadër të operacionit të koduar “On the way” ra në pranga shtetasi me inicialet S.M., banues në Shkodër.

Ky shtetas është kapur në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Benz”, 4 shtetas nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.


Shtuar 9.04.2021 11:04