Lamallari: Pakti me Maqedoninë e Veriut ul kohën e pritjes në kufi dhe përmirëson qarkullimin

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, publikoi sot një fotoalbum nga takimi i zhvilluar në Dibër me homologun e Maqedonisë së Veriut, Panče Toškovski, gjatë të cilit u firmos marrëveshja për zbatimin e sistemit të kontrollit kufitar me një ndalesë, me qëllim që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve, bizneseve dhe turistëve mes dy shteteve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lamallari vuri në dukje se Rruga e Arbrit, të cilën e cilësoi si një investim me rëndësi kombëtare të qeverisë shqiptare, ka filluar të japë ndikimin e saj jo vetëm për Dibrën, por edhe për të gjithë udhëtarët që kalojnë nëpër Pikën Kufitare të Bllatës.

Të lidhura

None found

Sipas ministrit, në këtë pikë kufitare kalojnë mesatarisht rreth 4 600 qytetarë çdo ditë, ndërsa në pesë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar afërsisht 700 mijë qytetarë dhe afro 300 mijë automjete.

Ai nënvizoi se zbatimi i sistemit me një ndalesë në të katër pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të sjellë një ulje të ndjeshme të kohës së pritjes dhe do ta bëjë më funksionale lëvizjen ndërkufitare.

“Kur një kamion kalon më shpejt kufirin, fiton ekonomia. Kur një turist pret më pak në kufi, fiton turizmi. Kur një familje kalon më lehtë për të takuar të afërmit, fitojnë njerëzit. Dhe kur dy shtete punojnë si një ekip në kufi, fiton siguria e të gjithëve dhe e ardhmja jonë evropiane”, u shpreh ministri Lamallari.


Shtuar 28.06.2026 20:15

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet giriş