Lamallari: Më shumë siguri në zonat turistike, Policia rrit monitorimin me teknologji dhe jetski

Policia e Shtetit prezantoi sot paketën e masave për të siguruar një sezon turistik të qetë, me theks të veçantë te shtimi i pranisë policore në destinacionet turistike, përdorimi i teknologjisë për monitorim dhe forcimi i Njësisë Policore Detare.

Në aktivitetin e mbajtur në Durrës, ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, tha se zhvillimi i turizmit nuk sjell vetëm përfitime për ekonominë, por edhe detyrime më të mëdha për mbrojtjen e vizitorëve dhe qytetarëve.

Të lidhura

None found

“Kur një turist zgjedh Shqipërinë, ai nuk zgjedh vetëm një plazh, një mal apo një qytet historik. Ai zgjedh një shtet që e pret me dinjitet që në Pikën Kufitare dhe e mbron me profesionalizëm”, u shpreh Lamallari, duke theksuar se siguria është pjesë thelbësore e imazhit të vendit.

Ai vlerësoi punën e Policisë së Shtetit gjatë muajve të verës, të cilët i cilësoi si një nga periudhat më të vështira të vitit për shërbimet publike.

“Një vend i sigurt nuk ndërtohet me fjalë, por me shumë punë e përkushtim dhe me njerëz që zgjohen të parët dhe flenë të fundit. E kam fjalën për Policinë e Shtetit, e cila ka barrën kryesore në këto muaj me fluks të lartë udhëtarësh dhe grumbullimesh në zonat turistike”, tha ai.

Duke folur për sigurinë në det, Lamallari veçoi rolin e Njësisë Policore Detare, të cilën e cilësoi një strukturë të rëndësishme për parandalimin e incidenteve në plazhe dhe për mbikëqyrjen e rregullave të lundrimit.

“Kjo strukturë moderne, e ngritur për herë të parë në vitin 2023, sot është kthyer në një nga garancitë më të forta të sigurisë në hapësirën detare të vendit, nga Velipoja deri në Ksamil, nga brigjet e Adriatikut deri në ujërat e Jonit”, deklaroi ministri.

Sipas tij, gjatë vitit 2025, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare i kanë ardhur në ndihmë 231 qytetarëve dhe 80 mjeteve lundruese në vështirësi në det, ndërsa janë kontrolluar mbi 5 600 mjete lundruese dhe janë ndëshkuar shkeljet që rrezikonin sigurinë e pushuesve.

Për sezonin veror 2026, Policia e Shtetit do të shtojë praninë operative përgjatë bregdetit, duke përdorur mjete të specializuara, teknologji dhe monitorim të pandërprerë.

“35 motorë uji, personel i trajnuar, patrullime intensive në të gjithë vijën bregdetare dhe monitorim nga ajri me dronë do të jenë në funksion të sigurisë së pushuesve”, tha Lamallari.

Ai bëri me dije gjithashtu se Policia Kufitare do të përdorë teknologji të reja dhe lidhje direkte me sistemin TIMS për të lehtësuar procedurat për jahtet, velierat dhe mjetet e tjera lundruese që vizitojnë Shqipërinë.

“Policia Kufitare është shpesh fytyra e parë e shtetit shqiptar për miliona vizitorë që hyjnë në vendin tonë. Krahas garantimit të sigurisë kufitare, misioni i saj është të ofrojë një shërbim profesional, korrekt dhe dinjitoz për çdo qytetar shqiptar dhe të huaj”, u shpreh ministri.

Në fund, Lamallari falënderoi punonjësit e Policisë së Shtetit, Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për angazhimin e tyre dhe theksoi synimin për një sezon turistik me standardet më të larta të sigurisë.

“Le të punojmë së bashku që sezoni turistik 2026 të jetë sezoni më i sigurt që Shqipëria ka njohur ndonjëherë, që çdo vizitor të largohet me kujtime të bukura dhe Shqipëria të vazhdojë të jetë një histori suksesi që frymëzon dhe tërheq botën”, përfundoi Lamallari.


Shtuar 26.06.2026 10:10

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet