Partia Dekokratike ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj ish-kreut të saj Sokol Toma. Me anë të një postimi në rrjete sociale ajo dënon aktin dhe kërkon nga organet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Reagimi i Partisë Demokratik:
Të lidhura
None found
Partia Demokratike, Dega Lezhë, dënon aktin e rëndë të dhunës të ushtruar ndaj ish funksionarit të forces tonë politike, Sokol Toma.
Kjo ngjarje është tronditëse dhe e papranueshme për çdo shoqëri demokratike, ndërsa përbën një tjetër këmbanë alarmi për gjendjen e rëndë të rendit dhe sigurisë publike në Lezhë dhe të gjithë vendin.
I kërkojmë Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjitha organeve ligjzbatuese që të veprojne për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë. Çdo vonesë, heshtje apo tentativë për të relativizuar raste të tilla vetëm sa rrit mosbesimin e qytetarëve tek institucionet dhe inkurajon klimën e pandëshkueshmërisë.
Partia Demokratike, Dega Lezhë, shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për Sokol Tomën dhe familjen e tij, duke uruar shërim sa më të shpejtë. Lezha dhe gjithë Shqipëria kanë nevojë për rend, siguri, drejtësi dhe institucione që funksionojnë në shërbim të qytetarëve, jo të pushtetit.
Kujtojmë se Sokol Toma u dhunua rreth orës 22:00 të së shtunës nga persona ende të paidentifikuar nga Policia. Nga dhuna e ushtruar, 53-vjeçari pësoi dëmtime të rënda në të dyja këmbët dhe autorët i prenë veshin.
