Lajm i mirë! Kosovarët nuk do të paguajnë më taksë kufitare me Malin e Zi

Mali i Zi mbrëmë ka marrë vendim që të heqë taksën kufitare me Kosovën.

Sipas mediave, kjo u bë e ditur me anë të një komunikate publike.

Tashmë qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Mal të Zi, pa e paguar taksën në vlerë prej 15 eurosh.

Në njoftimin e bërë publik, u theksua se të parët që kaluan kufirin pa paguar taksë në kufi ishin mediat kosovare që vizituan Ulqinin për të promovuar vlerat Ulqinake tradicionale të organizuara nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Shtuar 30.04.2021 04:04