Plane për fundjavën? Si do të mbajë moti

Fundjava është pjesa më e rëndësishme që të gjithë presin me padurim për të kaluar disa orë relaksi dhe larg rutinës së përditshme të punës.

Këtë fundjave pritet që moti të jetë në favorin tuaj, pasi përveç disa vranësirave të lehta pjesa më e madhe e kohës do të jetë diell.

Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb thotë për Abcnews.al se e shtuna do të jetë e pasur nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta ndërsa e diela do të shënojë një ulje të lehtë të temperaturave dhe praninë e vranësirave.

Ndër të tjera ajo thekson se vranësirat në zonat lokale mund të sjellë dhe reshje të pakta shiu në disa zona.

“Sot moti do të paraqitet me kthjellime në të gjithë vendin tonë. Temperaturat e larta do të na shoqërojnë dhe të shtunën ndërsa të dielën do të ketë një ulje të lehtë gjatë orëve të mesditës ku temperaturat do të zbresin në 27 deri në 28 gradë. Në fundjavë moti do të jetë kryesisht i kthjellët, por mesdita do të na sjellë vranësira lokale dhe reshje të pakta në disa zona”, ka thënë  Bami.


Shtuar 30.04.2021 15:47