Lacio fiton ndeshjen e “çmendur”, rihap garën për “luftën” në zonën Champions (VIDEO)

Lacio ka vuajtur jo pak në Olimpico ditën e sotme teksa ka mposhtur me rezultatin 4-3, Xhenoan. Në fakt, bardhekaltërit dukeshin të sigurtë në suksesin e tyre duke qenë se pjesën e parë e mbyllin në avantazhin e dy golave falë Korreas dhe Imobiles.

Por, në fraksionin e dytë, miqtë edhe pse në një moment u dukën t dorëzuar pasi rezultati shkoi në 4-1, gjetën forcë për të realizuar me Skamakën dhe Shorumudov në harkun e vetëm një minute, 80 dhe 81.

Në 10 minutat e mbetura, loja pati shumë emocione, megjithatë bardhekaltërit ruajtën me fanatizëm rezultatin dhe në këtë formë morën tre pikë me vlera të mëdha. Tashmë, Lacio është në vendin e gjashtë me 64 pikë me shpresa për të siguruar Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm (2 pikë larg vendit të katërt), ndërsa ka edhe një ndeshje me Torinën për të rikuperuar.


Shtuar 2.05.2021 15:28