La si “klloun” Forcat Speciale, kapet pas disa minutash ndjekje drejtuesi i “Benzit” (VIDEO)

Kapet drejtuesi i Benz-it që i iku policisë gjatë operacionit dhe madje rrezikoi jetën e efektivëve. Mësohet se policia ka arritur ta kapë drejtuesin e mjetit pas disa minutash, disa metra larg vendit të ngjarjes.

Operacioni u zhvilluar nga policia pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Makina luksoze me xhama të zinj ndalohet nga Forcat Speciale, të cilët i kërkojnë të hapin derën, por shoferi i jep gaz mjetit dhe largohet me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e tyre.

Pamjet e operacionit të filmuara nga gazetari Ergys Gjençaj u bënë shkak për incidentin me policinë, teksa gazetari  u shtri në tokë dhe u trajtua si bashkëpunëtor.

 

View this post on Instagram

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 27.07.2021 16:41