“Ky është paralajmërimi im i fundit”, udhëheqësi çeçen i bën thirrje Zelenskyt të dorëzohet

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, ka deklaruar se paralajmërimi i tij për presidentin e Ukrainës që të dorëzohet, do të jetë i fundit.

Komentet ai i bëri nëpërmjet një mesazhi në rrjete sociale, ku i ka bërë thirrje Zelenskyt që të dorëzohet.

Ai shton se nëse Zelensky nuk del me duart lart dhe nuk njofton se po dorëzohet atëherë, ai do të jetë gati të reagojë kundër tij.

Nga ana tjetër presidenti i Ukrainës, ka shprehur qartë se beteja për lirinë e Ukrainës nuk do të ndalet dhe se ai do të qëndrojë krah qytetarëve të tij për të luftuar për vendin, kundër pushtuesit rus deri në fund.