Kush janë 28 vrasësit që eliminuan presidentin e Haitit (VIDEO)

Një grup prej 28 mercenarësh të huaj, përfshirë ushtarë kolumbianë në pension, vranë Presidentin e Haitit, Jovenel Moïse në fillim të kësaj jave, thotë policia.

Në atentatin e rëndë ka qenë të përfshirë 28 persona, 17 prej tyre janë arrestuar, 3 janë vrarë dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Autoritetet ende nuk kanë informacion se kush ka qenë personi, që ka dhënë urdhrin e sulmit dhe se cili ka qenë motivi.

Sulmi ndodhi në orët e para të së mërkurës, kur persona të armatosur hynë në shtëpinë e presidentit në Port-au-Prince, duke e qëlluar për vdekje dhe duke plagosur gruan e tij. Z. Moïse, 53 vjeç, e cila ndodhet në spital.

Raportimet janë se dy nga anëtarët e grupit janë amerikanë.


Shtuar 9.07.2021 19:34