Kush është shënjestra? Tentohen të digjen dy makina në lagjen “VIP” në Tiranë

Policia bën me dije se mbrëmjen e së martës, në lagjen e VIP-ave në periferi të Tiranës janë tentuar të digjen dy makina të parkuara.

Ende nuk dihet se kush janë autorët apo shënjestra e kësaj ngjarjeje.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

“Më datë 26.10.2021, gjatë natës, në rrugën e “Vilave”, në fshatin Lundër, dyshohet se kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme”./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 08:48