Kurti uron Vjosa Osmanin, falënderon të gjithë deputetët që votuan (FOTO LAJM)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në pozitën e Presidentes së Kosovës.

Kurti përmes një shkrimi në Twitter, ka falënderuar edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që mundësuan për të zgjedhur presidentin e ri.

“Falënderoj të gjithë deputetët që votuan për të zgjedhur Presidentin e ri. Tani kemi përfunduar krijimin e institucioneve tona dhe kemi hyrë në një fazë të re të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Urime Vjosa Osmanit për zgjedhjen si Presidente e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Vjosa Osmani është zgjedhur sot Presidente e Kosovës, në raundin e tretë të votimit në Kuvendin e Kosovës ku nga 82 deputetë të pranishëm mori 71 vota.

Shtuar 4.04.2021 08:04