Kurti takon shqiptarin Abazoviç, mësoni çfarë u diskutua mes tyre (FOTO LAJM)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar me zëvendës-kryeministrin e Malit të zi, Dritan Abazoviç, në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Takimi është mbajtur në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lajmin e ndau vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Twitter, ku shtoi se në takim u fol për një sërë çështjesh dhe sfidash të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.

“Pas diskutimeve panel në Samitin e Ballkanit Perendimor nga The Economist në Shkup u takova me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic. Ne diskutuam agjendat tona të reformës dhe angazhimin tonë të palëkundur për integrimin në BE, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.”, shkroi Kurti.

Kurti po ashtu bëri të ditur se është takuar edhe me ish-Ministrin e Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, ish-Ministrin e Financave të Holandës dhe njëherësh Udhëheqësin e Bordit të Sigurisë Holandeze, Joroen Dijsselbloem, si dhe kryetaren e The Economist për eventet në Evropën Juglindore Nectaria Passarivakis.

“Gjithashtu u takova me ish-MPJ të Gjermanisë – Joschka Fischer, ish -Ministër i Financave të Holandës dhe Kryetarin e Bordit të Sigurisë Hollandeze – Jeroen Dijsselbloem dhe Nectaria Passarivakis – CEO i The Economist SE Europe Events”, shkroi Kurti./albeu.com