Benzema nuk heq dorë nga ëndrra: Shpresoj që një ditë të ndodhë

Emri i Kylian Mbappe mbetet në listën e Real Madrid.

Los Blancos kanë kohë që e kërkojnë yllin e PSG, me këta të fundit që kanë refuzuar disa oferta të madrilenëve. Gjithsesi, sulmuesi nuk ka rinovuar akoma kontratën që i sakdon në fundin e këtij sezoni.

Verën e ardhshme mund të vendosë të mos rinovojë dhe të largohet me kosto zero nga kryeqyteti francez. Një mundësi kjo që ngacmon fantazin ë karim Benzema, shok i tij i skuadrës te Franca.

Vetë sulmuesi i Real madrid ka dhënë mendimin e tij pa shumë probleme për kanalin televiziv RTVE:

“Duhet respektuar PSG, por unë e kam thënë më parë dhe e përsëris: shpresoj që një ditë të ndodhë”.


Shtuar 14.10.2021 23:31

Tags: