Kurti i kërkon Greqisë njohjen e Kosovës

Kryeministri  i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar që Greqia t’i bashkohet vendeve që e kanë njohur Kosovën, në panelin e diskutimit me temë “Evropa Juglindore: Rritja e Bashkëpunimit dhe Solidariteti” në Greqi.

“Njohja e shtetit tonë, bashkëpunimi në rajon dhe përfshirja sa më e shpejtë e rajonit në Bashkimin Evropian, është rruga e duhur drejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për menaxhimin pandemisë gjatë dy qeverive të udhëhequra nga ai, reformat në drejtësi, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

“Kultura e re që kemi sjellë me qeverisjen e mirë, ku korrupsioni nuk do të tolerohet, tashmë po aplikohet në praktikë. Ne duam të vazhdojmë me procesin e vettingut, që do ta bëjë më aktive prokurorinë tonë dhe më efikase gjyqësinë tonë”, teksa ka përmendur propozimin për SEFTA-n.


Shtuar 9.07.2021 14:12