Kurti fton qyetarët të vaksionohen: S’jam këtu të privilegjohem, hiqini dilemat

“Me këtë shembull dua t’i inkurajoj qytetarët që të vaksinohen dhe t’i heqin dilemat”.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë një prononcim para gazetarëve pasi që është vaksinuar me AstraZeneca kundër COVID-19.

Ai ka thënë se nuk është vaksinuar për ta shfrytëzuar privilegjin, por që t’i inkurajojë qytetarët që të vaksinohen, njofton Klan Kosova.

“Si kryeministër nuk jam këtu që ta shfrytëzoj privilegjin të vaksinohem i pari, por t’i inkurajojë qytetarët që të vaksinohen”.

“Mbrëmë ka ardhur kontingjenti i parë, do të kemi edhe vaksina të tjera. Do të përpiqem që sa më shumë dhe sa më shpejt të vaksinohemi”.

“Me këtë shembull dua t’i inkurajoj qytetarët që të vaksinohen dhe t’i heqin dilemat. Vaksinimi është i nevojshëm sepse po përballemi me pandeminë”.


Shtuar 29.03.2021 17:47