Bien ndjeshëm rastet e reja, 6 viktima në 24 orët e fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1893 testime, 568 të shëruar, 285 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1893 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 285 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës, nga 4 raste në Librazhd, Skrapar, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Dropull, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 568 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,024 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, të moshave 54- 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (29 Mars 2021)
Raste të reja ditore 285
Të shëruar në 24 orë 568
Të shtruar në spitale 311
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1893

Testime totale 553,200
Raste pozitive 124,419
Raste të shëruara 90,024
Raste Aktive 32,179
Humbje jete 2216

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22149
Fier 2602
Durrës 1320
Gjirokastër 1264
Shkodër 1221
Vlorë 1174
Korçë 781
Lezhë 473
Elbasan 408
Kukës 362
Dibër 324
Berat 101


Shtuar 29.03.2021 17:52