“Ku je o flori, ti je mbret”, Rama butata në qendrën e vaksinimit në Elbasan: Nuk jam flori, por ashtu dukem (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij sot në Elbasan është ndalur edhe në qendrën e vaksinimit masiv në qendër të qytetit.

Kreu i qeverisë ka parë nga afër procesin e vaksinimit, ku marrin dozat e “Sinovac” të moshuarit.

Të moshuarit e pranishëm e kanë falënderuar kryeministrin, ndërsa nuk kanë munguar as lavdet për të.

“O yll drite. Ti je mbret për ne. Shyqyr që të takova”, i thotë një qytetare kreut të qeverisë. “T’u bëftë dita një mijë,” e uron kryeministrin një tjetër e moshuar.

Biseda:

Edi Rama: Shiko ça izmeti të bën gruaja

Qytetari 1: Le mos bëjë po deshe

Edi Rama: Ti pa atë e di si je apo se di…je komplet…

Qytetari 2: Edi Rama, ku je o flori

Edi Rama: Jo flori nuk jam por ashtu dukem.

Qytetarja 1: O yll drite, o mbret. Shyqyr që të takova sot unë ty. Ti je mbret për ne. Ti je gjithçka për ne, zoti të faltë.

Edi Rama: Ajaj

Qytetarja 2: Jam nga Divjaka e Erion Braçes

Edi Rama: Aty më rri


Shtuar 12.04.2021 13:30

Tags: ,