Rama bën premtimin nga Belshi: 5 mijë euro për emigrantët që vijnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama premtoi sot se do të japë 5 mijë euro për të gjithë emigrantët që do të vijnë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve.

Ai tha se kjo do të bëhet realitet në mandatin e tretë, duke shtuar se do të sjellë transformim të madh ekonomik.

“Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të tretë do i japim 5000 euro grant atyre që do vijnë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve dhe gjysheve dhe çdo emigrant që do i kthejë në pjesë të motorit të agroturizmin në Shqipëri.

Për mundësinë e sjelljes së parave këtu në Shqipëri pa kërkuar asgjë tjetër përveçse të mos jenë para të krimit. Rëndësi ka që të vijnë për të hapur derën e shtëpisë mbyllur. Kjo do të sjellë transformim të madh ekonomik siç ka sjellë në shumë zona të Italisë”, u shpreh Rama.

Shtuar 12.04.2021 01:04