“Sheikët” i kërkojnë të zbatojë rregullat, Enca vesh të brendshmet si maskë (FOTO LAJM)

Enca Haxhia prej ditësh po shijon pushimet në Dubai. Gjatë gjithë kësaj kohe këngëtarja ka ndarë me ndjekësit foto mjaft të nxehta dhe copëza të shkëputura nga pushimet e saj në një ndër vendet më luksoze të botës.

Për shkak të pandemisë tashmë maska është kthyer në një nga aksesorët e pandashëm. Epo, edhe në Dubai Enca duhet ta vendosë, por në pamundësi të një të tille ajo e ka zvëndësuar me të brendshmet e saj.

Përmes disa InstaStory Enca ka treguar se ka hequr të brendshmet e saj për ti përdorur si maskë mbrojtëse kundër Covid-19.

“Kur më thoni që të mbaj maskë mbrojtëse”,- ka shkruar ajo.

Shtuar 12.04.2021 01:04