Kriza në Ukrainë, SHBA anullon testin e raketës ndërkontinentale, Minuteman III

Ushtria amerikane ka anulluar testin e raketës ndërkontinentale, Minuteman III për shkak të situatës në Ukrainë.

Më herët testi ishte shtyrë në kohë, por sot agjencia “Reuters” njofton se ai është anulluar si një shenjë e mesazheve për ulje tensionesh.

Sipas raportimit në fjalë, anulimi është bërë për të shmangur rrezikun e keqkuptimit nga Rusia që mund të kundërveprojë, tani që situata është e nxehtë dhe ku çdo lëvizje priret të katalizohet në llogaritë e përballjes ushtarake.

Vendimi vjen si refleks i një vendimi të presidentit rus, Vladimir Putin që në muajin shkurt deklaroi vendosjen në gatishmëri të forcave bërthamore.