Kriza energjetike shkakton kaos në Prishtinë, semafortët nuk punojnë, bllokohet qarkullimi (FOTO LAJM)

Ndërprerja e rrymës në kryeqytet ka shkaktuar rrëmujë dhe bllokim të rrugëve në qendër, konkretisht të Katedralja “Nënë Tereza”.

Udhëkryqi në këtë pjesë është bllokuar totalisht dhe është pamundësuar qarkullimi.

Të lidhura

None found

Gjendje e njëjtë është edhe te semaforët te konviktet.

Ndryshe, nga e mërkura, Kosovës i janë kthyer reduktimet me energji elektrike. Sipas KEDS-it, reduktimet do të ishin vetëm për dy orë, por qytetarët po ankohen se po zgjasin më shumë se aq./Gazeta Express