Ka marrë një kthesë të frikshme vjedhja dhe vrasje e 20-vjeçares në Greqi ku tani dyshohet se në këtë ngjarje ka lidhje edhe bashkëshorti i saj.
Flet për Policinë greke psikologu i 20-vjeçares, Caroline Crouch, që u vra mizorisht në banesën e saj disa javë më parë.
Sipas mediave greke, psikologu kishte dëshmuar në Polici se ata ishin një çift shumë i lumtur dhe i afërt dhe në fakt piloti e shoqëronte gruan e tij në çdo seancë.
Ajo shtoi se e reja kishte shkuar për ta takuar në mënyrë që të ishte një nënë sa më e përgatitur.
“Për këtë çift, unë kam vetëm më të mirën për të thënë. Ata gjithmonë bashkoheshin. Caroline nuk kishte shoqë. Ajo ishte një fëmijë 20 vjeç, e pashë si fëmijën tim. Ajo donte këshillën time sepse ishte pak e shqetësuar, por nuk kishte frikë nga asgjë. Ajo ishte një fëmijë e qeshur, me qëllime, ankthi i saj kishte lidhje me fëmijën e saj. Para se të lindte ajo kishte pësuar një abort spontan, ajo gjithashtu lindi Lydia-s para kohe, kështu që ju e kuptoni pse kishte ankth. Babis ishte shumë mbështetës në gjithçka,”-tregoi ajo.
Por të gjitha mundësitë janë të hapura. Edhe pse psikologia dëshmon për paqe në çift, sërish bashkëshorti nuk është “zhdukur” si i dyshuar kryesor. Kjo pasi pyetjet që ka ngritur Policia nuk po marrin dot përgjigje.