E la për Diona Fonën? Andi flet për herë të parë dhe s’la gjë pa thënë për Jasminën (FOTO LAJM)

Pak ditë më parë Jasmina shpërtheu keq ndaj Andit, me anë të një postimi në rrjete sociale ku shkruante se ai i shkon mbrapa femrës së gabuar (referuar Diona Fonës) dhe hidhte pretendime se ata të dy kanë diçka bashkë.

“Ua them sinqerisht po e prisja t’u dilnin fotot dhe ja ku ma nxoret ftyren e vertete te mashkullit “te dashuruar“. Njeriu fundit qe do doja tja hiqja masken publikisht por si fillim ai s’duhej te kishte maske me mua. Sa per kte “femren” bota eshte rrumbullak sot une neser ti”, shkruante ndër të tjera Jasmina.

I ftuar në “Nin”, Andi ka treguar se ai me Dionën kanë vetëm shoqëri e ç’nuk tha për Jasminën, duke u shprehur se me veprimet e saj e humbet një mashkull.

“Me Dionën kam raporte të mira dhe kemi krijuar shoqëri. Por nuk është e vërtetë që ka hyrë mes meje dhe Jasminës. Jasmina u fiksua, ka bërë gjeste, ka reaguar, gjatë gjithë kohës ka hedh story, kunja. Kur Diona po xhironte videoklipin e ri, unë shkova ta ndihmoja si shok ndërsa Jasmina hidhte kunja në story. E di atë filmin “Si të humbësh një djalë në 10 ditë”? Jasmina e ka bërë. Sepse veprimet, provokimet që ka bërë janë ideale për të humbur një mashkull. Me Dionën unë kam vetëm shoqëri dhe kaq”, tha Andi.


Shtuar 31.05.2021 09:50