Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të premteje në Gramsh.
Burime bëjnë me dije se Xhavit Sinani 75-vjeç ka vrarë gruan e tij dhe vëllain.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit.
Mësohet se autori i dyshuar është me mbiemër Sinani.
Nuk dihet ende identiteti i viktimave apo shkaqet e këtij krimi të rëndë.
Sakaq, policia është vënë në kërkim të autorit./Albeu.com.