EMRAT/ Vrau gruan dhe vëllanë me armë gjahu, autori telefonon fëmijët, si ndodhi tragjedia në Gramsh

Fshati Tervol i Gramshit është tronditur pasditen e sotme nga një krim i dyfishtë brenda familjes.

Albeu.com mëson se Xhevit Sinani 75-vjeç ka vrarë bashkëshorten Zeqine dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani me armë gjahu.

Mësohet se pas kësaj tragjedie, autori ka marrë në telefon fëmijët dhe u ka thënë se ka vrarë mamanë  dhe xhaxhain.

Gjithashtu bëhet me dije Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit./Albeu.com./


Shtuar 27.01.2023 15:55