Kreu i inteligjencës ukrainase: Rrethi i ngushtë i Putinit po bashkëpunon me ne, Rusia do të dështojë

Kreu i Drejtorisë Qendrore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes, Kirill Budanov, ka pretenduar se njerëz të rrethit të ngushtë të Valdimir Putinit bashkëpunojnë me shërbimet e inteligjencës të Ukrainës.

Ai gjithashtu ka  shprehur besimin se pavarësisht përpjekjeve, Rusia do të dështojë.

Të lidhura

None found

Budanov  nuk dha as emrat dhe as numrin e agjentëve në mjedisin e presidentit rus që bashkëpunonin me ta.

“Meqenëse situata në Federatën Ruse në fakt po përkeqësohet çdo ditë, po bëhet më e lehtë çdo ditë të gjesh njerëz të gatshëm për të bashkëpunuar”, tha kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase.

Rusia ka synime ambicioze për një ofensivë të madhe, por ajo do të dështojë , shtoi Budanov.

Kur u pyet për ekzistencën e garancive që agjentët nuk po mashtrojnë palën ukrainase, ai u përgjigj: ” Epo, kjo kontrollohet shumë lehtë. Ne nuk besojmë në fjalë, por vetëm në fakte”.

“Rusia do të detyrohet të tërheqë trupat e saj”, tha zyrtari ukrainas.

Në një intervistë tjetër për gazetën franceze “Le Monde”, Budanov pohoi se Rusia do të detyrohet të tërheqë së shpejti trupat e saj nga territori i Ukrainës.

Në të njëjtën kohë, kreu i shërbimeve sekrete ukrainase tha se nga konflikti publik midis ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe themeluesit të organizatës paraushtarake Wagner, Yevgeny Prigozhin, përfiton Kievi.


Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerbetsmovemeritkinggrandpashabetbetsmovebetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetpadişahbetgrandpashabetTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobettimebetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomJojobetjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş