Sipas përllogaritjeve të publikuara nga Football Rankings, Kosova ka 21.7 për qind mundësi për të avancuar në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Të lidhura
None found
Në renditjen e kombëtareve të Ligës B që synojnë ngjitjen në elitë, “Dardanët” zënë vendin e nëntë. Para tyre janë Zvicra me 99.5 për qind, Austria me 94.8 për qind, Suedia me 88 për qind, Hungaria me 71.3 për qind, Irlanda e Veriut me 59.4 për qind, Bosnja e Hercegovina me 46.3 për qind, Sllovenia me 39.5 për qind dhe Republika e Irlandës me 24.7 për qind.
Kosova e nisi rrugëtimin në Ligën B me sukses, duke mposhtur 1-0 Republikën e Irlandës në takimin e parë. Në vijim, pësoi humbje 3-1 në transfertën kundër Austrisë, barazoi pa gola me Izraelin dhe luajti 1-1 me Austrinë në “Fadil Vokrri”.
Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Austria kryeson Grupin B3 me tetë pikë. Kosova dhe Republika e Irlandës kanë grumbulluar nga pesë pikë, ndërsa Izraeli mbyll renditjen me dy.
Në nëntor, Kosovës i kanë mbetur edhe dy përballje me rëndësi. Më 14 nëntor do të presë Izraelin, ndërsa katër ditë më pas do të luajë në udhëtim ndaj Republikës së Irlandës.
Rregullat e edicionit 2026/27 parashikojnë që vetëm skuadra që fiton grupin në Ligën B të ngjitet drejtpërdrejt në Ligën A. Përfaqësuesja që renditet e dyta do të luajë në ‘play-off’ për promovim kundër një ekipi të Ligës A.
Kështu, Kosova vazhdon ta ketë të mundur arritjen në Ligën A, por dy ndeshjet e mbetura do të përcaktojnë përfundimisht fatin e saj.





