Këtë të enjte, debate dhe tensione janë regjistruar në sallën e Kuvendit mes kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me kohën në dispozicion për diskutimin.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi deklaroi se kishte 40 pyetje dhe se do të merrte kohën që e konsideronte të nevojshme.
Të lidhura
None found
“Kam 40 pyetje dhe do marr kohën time sa të dua unë dhe nuk të pyes as ty dhe as gardën tënde”, tha Bardhi.
Në përgjigje, Peleshi i kujtoi se kishte vetëm një minutë në dispozicion.
Pas rënies së gongut, Bardhi iu drejtua kryetarit të Kuvendit: “Ka mundësi mos të më provokosh, të lutem”.
Peleshi këmbënguli se koha kishte përfunduar, nga ana e tij Bardhi kundërshtoi duke deklaruar: “Nuk ka kohë në pyetje”.
Pjese nga debati:
Bardhi: Kam 40 pyetje dhe do marr kohën time sa të dua unë dhe nuk të pyes as ty dhe as gardën tënde.
Peleshi: Ke 1 minutë kohë
Ndërsa gongu binde, Bardhi iu drejtua: Ka mundësi mos të më provokosh të lutem.
Peleshi: Përfundoi koha, 1 minutë.
Bardhi: Nuk ka kohë në pyetje.
Peleshi: Nuk e vendosni ju e vendos rregullorja.
Peleshi: Përfundoni, mikroni është hapur, ua tregoj unë. Ua tregoj rregulloren, mos e merrni keq.
Bardhi: Hej zot i madh do tregoj ky, ky i mbarum.







