Problemet te Vllaznia vijojnë edhe pas emërimit të trajnerit të ri, Csaba Laszlo. Sipas raportimeve nga Shkodra, futbollistët kanë bojkotuar seancën stërvitore, vetëm 3 ditë përpara përballjes me Dinamon në stadiumin “Loro Boriçi”.
Vendimi i lojtarëve lidhet me pagat e prapambetura prej muajsh. Mungesa e tyre në stërvitjen e ditës së sotme e vështirëson ndjeshëm përgatitjen e skuadrës për ndeshjen e radhës në Superiore.
Të lidhura
None found
Tashmë pritet të shihet nëse drejtuesit e klubit do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje me futbollistët dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.



