Kokainë në paketa cigaresh, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar, i cili është kapur me kokainë. Gjatë një kontrolli për parandalimin e aktivitetit criminal, karabinierët i gjetën të riut 21 doza kokainë të gatshme për t’u shitur brenda një pakete cigaresh.

Shqiptari nuk kishte as dokumente dhe as leje qëndrimi në Itali./albeu.com


Shtuar 30.06.2021 21:40