Gjatë protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë, aktori i njohur dhe i dashur për shqiptarët, Mehdi Malkaj, mbajti një fjalim të fortë, duke deklaruar se Rama duhet të nxirret nga godina.
Malkaj tha se duartrokitjet e të pranishmëve ia kishin kthyer në detyrim fjalën e tij. Ai iu drejtua protestuesve si miq dhe shokë, ndërsa theksoi se tubimi kishte bashkuar njerëz që nuk ishin as të majtë dhe as të djathtë, por qytetarë që e duan atdheun dhe kërkojnë t’i “shkulin dhëmbët” atij që, sipas aktorit, po e shet vendin pjesë-pjesë.
Të lidhura
None found
“Nuk ka më kohë për fjalë”, deklaroi ai, duke shtuar se tashmë duhet ndërmarrë veprimi i nevojshëm dhe se, nëse Rama nuk largohet vetë, protestuesit duhet ta nxjerrin nga Kryeministria. Malkaj e cilësoi atë “palo burrë” dhe paraqiti edhe një variant tjetër: ta merrnin me këmbë, nën ritmin e defit, ta ngrinin “opa” dhe ta hidhnin në Lanë, ndërsa ta godisnin me domate “bam e bam”.
Sipas tij, një veprim i tillë do të shërbente si paralajmërim për kryeministrin që do të vinte më pas, i cili do të mendonte se paraardhësin e kishin hedhur në Lanë dhe nuk mund ta dinte se çfarë mund t’i ndodhte vetë. Në përfundim, Malkaj u shpreh se shqiptarët janë trima kur kanë mendje.
