“Klima” arrin suksesin e parë, 110 vende bien dakord për frenimin e shpyllëzimit

110 vende pjesëmarrëse në samitin e Klimës në Glasgow, kanë rënë dakord për frenimin e shpyllëzimit të rruzullit tokësor.

Kjo ishte arritja e parë e madhe e samitit, një marrëveshje për frenimin e shpyllëzimit të globit.

Të lidhura

None found

Firmëtarët janë liderë të 110 shteteve, mes të cilëve edhe vende si Brazili, ku projektet e presidentit Bolsonaro për hapjen e tokave të reja të punueshme, duke prerë mijëra hektarë pyje në rajonet e mbrojtura të Amazonës që konsiderohen mushkëria e globit, kanë ngjallur debate dhe kritika të ashpra.

Mes vendeve firmëtare që mbulojnë 85% të pyjeve të botës janë edhe Shtetet e Bashkuara, Kina, Indonezia e Republika Demokratike të Kongos.  Mes tyre, ndikim në shpyllëzim ka edhe nxjerrja e lëndëve kryesore për prodhimin e ushqimeve, si vaji i palmës, soja e kakao.

Prerja e pyjeve ushqen ngrohjen globale, pasi pemët përthithin një pjesë të rëndësishme të dioksidit të karbonit që çlirohet në atmosferë. Vendet angazhohen për grumbullimin e 19.2 miliardë dollarëve fonde publike e private për këtë çështje, që do të shkojnë për të mbuluar kostot edhe të vendeve në zhvillim.

Gjatë samitit ra në sy edhe përgjumja e presidentit amerikan Joe Biden, për shkak të dy ditëve të gjata të punës. 79-vjeçari mori pjesë edhe në punimet e samitit të G-20-ës në fundjavë në Romë./albeu.com/


dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet