Kjo veshje e Kate, thuajse identike me atë të princeshë Dianës

Të hënën, dukesha e Kembrixhit iu bashkua burrit të saj në Skoci, për turneun  një javor atje. Ndalesa e parë e çiftit ishte në një organizatë bamirësie, ku ata u takuan me punonjësit, ku flolën për shëndetin, përfshirë sfidat e shëndetit mendor.

Ajo që ra në sy gjatë takimit, ishte dhe veshja e Kate Middleton, e cila kishte zgjedhur një xhakte blu dhe një fund me pala po blu. Ngjyrën e veshjes e kishte thyer në mënyrë perfekte me taka dhe çantë nude.

Kjo veshje elegante e Kate është parë dhe shumë vite më parë, por jo e veshur nga dukesha. Xhaketën dhe fundin blu, pothuajse identike me këto të Kate, i ka veshur edhe vjehrra e saj e ndjerë, princeshë Dianna, në 1992./albeu.com

 

Shtuar 24.05.2021 16:35