4 ekipe në garë për titullin, FSHF vendos në lidhje me trofeun

Ditën e mërkurë, Kategoria Superiore do të përcaktohë verdiktin e saj teksa luhet java e fundit. Në mesjavë do të mësohet edhe ekipi kampion, teksa aktualisht Teuta ka shanset më të mëdha duke qenë se është në vend të parë. Por, në garë janë edhe Vllaznia, Laçi dhe Partizani.

Kështu, në lidhje më këtë, FSHF ka vendosur të organizojë tre ceremoni për të qenë e përgatitur për gjithçka. Tre kupa do të jenë në Durrës ku luan Teuta, në ku luan Partizani dhe në Shkodër ku luan Vllaznia me Laçin.

Në njoftimin e FSHF, sqarohet se presidenti Armand Duka do të niset për të dhënë trofeun menjëherë pas përfundimit të 90 minutave, pqr të lejuar festën të vazhdojë sipas traditës. /VipSport.al/

Njoftimi nga FSHF:

U zhvillua ditën e sotme mbledhja online e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit, nën drejtimin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me ceremoninë e dorëzimit të titullit kampion për sezonin 2020-2021 në Kategorinë Superiore.

Duke parë se 90 minuta përpara fundit të sezonit në garë për titullin kampion janë katër skuadra, Komiteti Ekzekutiv vendosi organizimin e 3 ceremonive, në Ballsh, Durrës dhe Shkodër. Në të tre qytetet do të jetë trofeu i kampionit, zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që Presidenti Duka i cili do të dorëzojë trofeun, do të udhëtojë drejt stadiumit ku do të dorëzohet titulli menjëherë pas përfundimit të lojës së rregullt. /vipsport/

 

 

 

 

 

Shtuar 24.05.2021 16:34