Kishte mbjellë kanabis në afërsi të stanit në Borsh, arrestohet poseduesi

Policia ka arrestuar një shtetas në Borsh, pasi në afërsi të stanit të tij, në vendin e quajtur Mastrogunë, Borsh, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Himarë, arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., banues në Borsh, Himarë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të stanit të tij, në vendin e quajtur Mastrogunë, Borsh, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin  e policisë./albeu.com


Shtuar 17.09.2021 08:36